Nuk mbaron me Zielinski-Taremi, Marotta transferon te Interi edhe një tjetër yll me kosto zero

Një tjetër kryevepër nga Marotta.

Interi vazhdon të jetë shumë e dhënë pas transferimeve me parametra zero dhe sipas raportimeve të fundit zikaltërit kanë siguruar dy përforcime, por kanë gati edhe dy të tjera.

Piotr Zielinski dhe Mehdi Taremi do t’i bashkohen Interit në verë me parametra zero, por kjo nuk është e gjitha.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, duket se edhe një lojtarë që i përfundon kontrata në verë ka përfunduar në orbitën e Marottas.

Calciomercato, shkruan se Interi synon transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Sergi Roberto.

Spanjollit i skadon kontrata në verë dhe Marotta planifikon ta transferojë te Interi me parametra zero.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here