“Gazzetta dello Sport” pyet veten se si do të përfundojë çështja “Acerbi-Juan Jesus”.
Për momentin, mes të martës dhe të enjtes, prokurori federal ka marrë të gjitha pamjet e momentit në të cilin Acerbi dhe Juan Jesus kanë rënë në kontakt, si dhe të minutave në vijim, kur braziliani ka shkuar për të protestuar me kryesori La Penna, duke denoncuar ofendimet raciste të mbrojtësit zikaltër.
Cilat janë skenarët e mundshëm? Në thelb ekzistojnë tri hipoteza. Hetimet e Chinè, teorikisht mund të kenë zbuluar mosekzistencën e shkeljes disiplinore dhe gjyqtari kryesor në atë pikë nuk do ta sanksiononte Acerbin në asnjë mënyrë.
Përndryshe, Prokuroria mund të ketë elementë të mjaftueshëm për të konstatuar natyrën raciste të fyerjes ndaj Juan Jesus. Në këtë rast, gjyqtari sportiv, bazuar në nenin 28 të Kodit të Drejtësisë Sportive, do ta sanksiononte mbrojtësin zikaltër me të paktën 10 ndeshje skualifikim.
Ekziston edhe një opsion i tretë, që hetimet nuk kanë zbuluar me siguri natyrën raciste të fjalëve të Acerbit dhe për këtë arsye nuk veprohet më në bazë të nenit 28 për “sjelljet diskriminuese” të një lojtari. Chinè ka mbyllur tashmë hetimet, prandaj dosja e tij po mbërrin në tryezën e Gerardo Mastrandreas. Fundjava nuk pritet të sjellë asgjë të re, ndaj vendimi pritet të hënën ose të martën.