BOMBA E VERËS: Mason Greenwood transferohet tek gjiganti italian

Lajm bombastik, Mason Greenwood transferohet në Serie A.

Pas problemeve të shumta në jetën personale dhe që e lanë për një vit e gjysmë jashtë fushave, Mason Greenwood është rikthyer protagonist në LaLiga.

Anësori ia ka dalë të shënojë këtë sezon gjashtë gola si dhe të regjistrojë pesë asistë me Getafen duke fituar vëmendjen e disa gjigantëve europian.

Greenwood do të rikthehet në verë te United, mirëpo “Djajtë e Kuq” nuk kanë ndërmend ta mbajnë në skuadër dhe me kontratën që i skadon në vitin 2025, gjiganti italian synon të përfitojë nga kjo mundësi.

Sipas Calciomercato, Juventus është përfshirë në garë për transferimin e Greenwood në merkaton e verës.

Giuntoli e ka piketuar sulmuesin anglez si një përforcim ideal për fazën ofansive dhe së shpejti do të kontaktojë me agjentin e 22-vjeçarit.

Manchester United i ka vendosur një çmim prej 50 milionë eurove, por te Juventus besojnë se mund ta transferojnë për një çmim më të ulët.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here