E bujshme: Gudmundsson i thotë “Po” gjigantit italian

Albert Gudmundsson është zbulimi i këtij sezoni në Serinë A.

Fantazistika shkëlqyer me fanellën e Islandës, duke realizuar një tregolësh në gjysmëfinalen e playoff-it për Euro 2024. Kundër

Ukrainës do të jetë përballja vendimtare për të prerë biletën për një vend në kompeticionin që do të zhvillohet këtë verë në Gjermani.

Një ndeshje e rëndësishme për Islandën, por edhe për të ardhmen e 27-vjeçarit të Genoa-s. Në fakt, ai është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Emri i tij pëlqehet edhe në Premier League, por dëshira e tij është që të qëndrojë në Serinë A.

Jo te Genoa sepse Gudmundsson është gati për hapin e madh dhe kuqeblutë duan të përfitojnë sa më shumë të jetë e mundur nga shitja e tij.

Skuadra e interesuara nuk mungojnë me Inter-in që e konsideron një përforcim të mëtejshëm në sulm mbrapa krahëve të Thuram dhe Lautaro Martinez.

Gazzetta dello Sport, bën të ditur se klubi zikaltër ka marrë edhe pëlqimin e futbollistit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here