Lajm bombastik nga Italia, Milan transferon yllin e rivalëve me kosto zero

Milan transferon yllin e rivalëve.

Milan ka nisur nga puna për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe një nga “pikëpyetjet” kryesore të “kuqezinjve” mbetet porta.

Me Mike Maignan që nuk pranon rinovimin pa 6 milionë euro në sezon dhe me interesin e lartë të gjigantëve europian për francezin, sipas raportimeve të medieve italiane “Djalli” është duke marrë në konsideratë edhe shitjen e tij.

Madje nga mediet italiane shkohet edhe më tej, ndërsa theksohet se Milan po mendon që ta shesë Maignan për 60 milionë euro, në mënyrë që të rrisë të ardhurat në arkën e klubin, ndërsa ka gati edhe emrin për ta zëvendësuar francezin.

“Kuqezinjtë” po mendojnë që nga sezoni i ardhshëm t’i besojnë portën Alex Meret, i cili momentalisht është në pronësi të Napolit, por që i skadon kontrata në verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here