Derbi në merkato i takon Interit.
Milan, Inter dhe Juventus përveç dueleve në fushë, duelojnë shpeshherë edhe në merkato.
Verën e kaluar Inter i dha një goditje Milanit dhe Juves duke ia rrëmbyer Thuram dhe Cuadradon, ndërsa së fundmi zikaltrit kanë siguruar shërbimet e Taremit dhe Zielinskit.
Por nuk mbaron me kaq, pasiqë Neroaxurët janë pranë një tjetër triumfi në merkato kundrejt rivalëve të tyre Milan dhe Juve.
Sipas Calciomercato, Inter është përfshirë në garë për qendërmbrojtësin anglez, Lloyd Kelly, i cili është në shënjestrën e Milanit dhe Juves për një kohë të gjatë.
Kellyt i përfundon kontrata me Bournemouth në qershor të këtij viti dhe Marotta e ka piketuar anglezin si pasardhësin ideal të Acerbit.