Lajm bombastik, Ardian Ismajli transferohet tek gjiganti italian

Bisedimet kanë filluar, Ardian Ismajli tek gjiganti italian.

Ardian Ismajli është drejt transferimit te Napoli.Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është kthyer në një objektiv serioz i kampionëve në fuqi të Italisë, të cilët e duan në ekip për të ‘shqiptarizuar’ dyshen e mbrojtjes me Amir Rrahmanin.

Sipas “Corriere dello Sport”, agjenti i Ismajlit, Serxho Mezi disa ditë më parë ka udhëtuar drejt Napolit, ku ka qenë në zyrat e klubit. Tema kryesore e takimit të agjentit të Ismajlit dhe drejtuesve napolitanë ka qenë pikërisht mundësia e transferimit të 27-vjeçarit.

Një arsye që mund ta shtyjë mbrojtësin e Kombëtares sonë drejt Napolit është drejtori sportiv i këtyre të fundit, Meluso. Meluso ka punuar edhe më herët me Ismajlin në kohën kur ishte pjesë e Empolit.

Për këta të fundit, Ismajli ka tre vite që është një pikë kyçe në repartin difensiv, teksa tashmë është gati për të hedhur hapin e madh në karrierë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here