Oferta stratosferike ka arritur, Theo Hernandez largohet nga Milani.
Fundi i sezonit po afron dhe zërat e merkatos po bëhen gjithnjë e më këmbëngulës.
Ashtu si në vitin 2023, megjithatë, merkato verore e Milanit rrezikon të financohet pjesërisht nga një transferim i madh dhe Theo Hernandez është sigurisht ndër lojtarët më të njohur në skenën europiane.
Interesim për francezin kanë shfaqur Bayerni i Mynihut dhe PSG, ndërsa sipas raportimeve të fundit gjiganti i Premier League ka gati ofertën tunduese për Milanin.
Manchester United është përfshirë në garë për Theo Hernandez dhe Djajtë e Kuq janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë euro për kartonin e francezit.
Milan e transferoi Theon në vitin 2019 për 23 milionë euro dhe Rosonerët janë të hapur ta lënë të lirë për 80 milionë euro.