Nuk ka të ndalur, Marotta transferon te Interi një tjetër super yll me kosto zero

Një tjetër kryevepër nga Marotta.

Interi vazhdon të jetë shumë e dhënë pas transferimeve me parametra zero dhe sipas raportimeve të fundit zikaltërit kanë siguruar dy përforcime, por kanë gati edhe dy të tjera.

Piotr Zielinski dhe Mehdi Taremi do t’i bashkohen Interit në verë me parametra zero, por kjo nuk është e gjitha.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, duket se edhe një lojtarë që i përfundon kontrata në verë ka përfunduar në orbitën e Marottas.

Calciomercato, shkruan se Interi synon transferimin e mbrojtësit të Atletico Madrid, Mario Hermoso.

Spanjollit i skadon kontrata në verë dhe Marotta planifikon ta transferojë te Interi me parametra zero.

Në garë për Hermoson janë Milan dhe Juventus, por Marotta njihet si ekspert i goditjeve me kosto zero dhe Inter konsiderohet favorit për të siguruar shërbimet e spanjollit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here