Arrihet marrëveshja, Milan me bomber të ri

Lajm i bujshëm nga Italia, Milan pranë transferimit të sulmuesit të preferuar.

Milani vazhdon të punojë për qendërsulmuesin e së ardhmes. Oliver Giroud, ka vendosur të largohet nga Milano në verë dhe drejtuesit janë hedhur në sulm për bomberin e ri.

Sipas raportimeve të fundit, Joshua Zirkzee është pranë transferimit te Milani. Sulmuesi holandez që momentalisht mban veshur fanellën e Bolognas, është një objektiv i kuqezinjve prej kohësh, teksa gjithçka pritet të mbyllet në merkaton e ardhshme verore.

Milani nuk është ekipi i vetëm që ka interes për Zirkzee, pasi aty janë edhe Bayern Munich dhe disa ekipe angleze.

Por “Djalli” është në ‘pole-position’ për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit. Skuadra e Milanit e sheh Zirkzeen si zëvendësuesin ideal të Giroud, me këtë të fundit që është pranë transferimit te Los Angeles në SHBA.

Përsa i përket Zirkzees, sulmuesi është në formë fantastike këtë sezon. Në 30 ndeshje të luajtura me fanellën e Bolognas, holandezi ka shënuar 11 gola teksa ka asistuar në 6 të tjerë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here