Marotta ka gati goditjen e rradhës.
Inter është duke kaluar një moment shumë të mirë, ndërsa duket i pandalshëm nga skuadrat e Serie A.
Zikaltrit kanë siguruar shërbimet e dyshes Taremi-Zielinski për sezonin e ardhshëm, por sipas raportimeve të fundit Marotta dhe Ausilio kanë piketuar goditjen e rradhës.
Francesco Acerbi nuk ofron më garancitë e nevojshme te Interi, që ka nisur të mendojë për zëvendësuesin e mbrojtësit veteran italian.
36 vitet mbi supe kanë nisur të peshojnë dhe këtë sezon Acerbi është ndalur dy herë nga dëmtimet, ndaj te Interi duan ta nisin sezonin e ri me një tjetër qendërmbrojtës në dispozicion.
Emri i preferuar luan te Torino, pasi zikaltrit monitorojnë prej kohësh Alessandro Bungiornon, i cili po shkëlqen dhe ka fituar një fanellë titullari edhe në prapavijën e përfaqësueses së drejtuar nga Spalletti.
Buongiorno ka vetëm 25 vite mbi supe, aq sa edhe Alessandro Bastoni dhe me të dy në organikë, Interi do të blindonte prapavijën për shumë vite në vijim, e në të njëjtën kohë do të ruante të fortë boshtin italian të skuadrës.
Për mbrojtësin italian Torino synon rreth 40 milionë euro dhe Interi mund të hyjë në negociata vetëm në rast të një pagese me këste ose të përfshirjes së ndonjë futbollisti të ri në marrëveshje.