A do të largohet Pioli? Milan merr vendimin për italianin

Një nga emrat e shumë diskutuar në këtë sezon është edhe Stefanbo Pioli.

Për shkak të oshilacioneve që ka treguar Milan në këtë sezon është përfolur shumë për një largim të trajnerit italian.

U vu seriozisht në dyshim e ardhmja e tij kur Milan u eleminua nga Champions League dhe nga Kupa e Italisë.

Por për këtë ka folur presidenti i kuqezinjve, Paolo Scaroni . Kreu u klubit ka theksuar se Pioli nuk do të largohet nga Milan dhe se do të qëndrojë edhe për sezonin e ardhshëm.

“Unë gjithmonë kam thënë se Pioli do të qëndrojë. Më pëlqejnë trajnerët që fitojnë dhe duke parë se po bëjmë mirë, më pëlqen Pioli. Ai është një person fantastik dhe ne e duam shumë. Shpresoj që edhe ai të na dojë”, ka theksuar Scaroni për “Sky Sport Italia”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here