Arrihet marrëveshja, Mario Hermoso në verë tek gjiganti italian

Lajm bombastik nga Italia, Mario Hermoso transferohet në Serie A.

Mbrojtësi spanjoll, Mario Hermoso, është njëri nga lojtarët më të përfolur javët e fundit, pasiqë kontrata me Atletico Madrid i skadon në verë dhe disa gjigantë europian janë vënë pas tij.

Për Hermoson kanë shfaqur interesim disa skuadra të Premier League, Barcelona dhe gjigantët italian Milan, Inter dhe Juventus.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Hermoso ka arritur marrëveshje verbale me gjigantin italian.

Sipas Calciomercato, Hermoso i ka thënë po Interit, me zikaltrit që i kanë ofruar kontratë 4 vjeçare me pagë prej 5 milionë eurove në sezon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here