Me sigurimin e shërbimeve për sezonin e ardhshëm të Zielinskit dhe Taremit, Interi është vënë në kërkim të një mbrojtësi.
Duket se e ardhmja e Açerbit është larg zikaltërve, pavarësisht se ai doli i pafajshëm nga historia me Huan Zhezusin.
Kjo situatë ka mërzitur së tepërmi drejtuesit, të cilët po studiojnë alternativat që ofron tregu. Açerbi ndoshta do të largohet edhe për shkak të moshës dhe dëmtimeve të shumta që ka pasur në këtë sezon. Pavarësisht një rritjeje të lehtë ekonomike që ka pasur Interi, drejtuesit nuk e kanë luksin për të bërë lëvizje të bujshme dhe po shohin lojtarët e mundshëm që mund të transferohen në huazim, ose që janë në skadencë kontrate.
Lista është e gjatë me Kimin, Smollingun, Mavropanosin, emra që po diskutohen në zyrat e klubit. Megjithatë, së fundmi po qarkullon një tjetër alternativë: Mario Hermoso. Mbrojtësi i Atletikos së Madridit, i cili dha kontribut në eliminimin e zikaltërve nga Liga e Kampionëve.
Hermoso është në skadencë kontrate dhe shihet si alternativa më e mirë e mundshme për Interin, por “Los Kolçoneros” janë duke bërë gjithçka për ta bindur që të rinovojë kontratën. Interi duhet të ketë kujdesedhe nga tregu anglez, ku disaskuadra janë vënë pas tij dhemund t’i parakalojnë zikaltrit.
SAKRIFIKOHET BASTONI- Disa lojtarë në një skuadër konsiderohen si pjesë të rëndësishme dhe themele mbi të cilët ndërton projektin, lojën dhe gjithçka për të arritur objektivat sezonalë. I tillë është edhe Alesandro Bastoni për skuadrëne Interit. Mbrojtësi zikaltër është shumë i lidhur me këtongjyra dhe ka një kontratë derinë vitin 2028, të cilën e rinovoisezonin e kaluar.
Në të shkuarënka qenë i lakuar si përforcimpër disa nga skuadrat angleze,por dëshira e tij ishte të vazhdonte në Milano. Situata nuk ka ndryshuar as tani, madje as Interi nuk do të privohet nga shërbimet e Bastonit.
Kërkon tambajë sa më gjatë në ekip dhemendon se nuk është aspak elehtë të gjejë një zëvendësuesme tiparet e tij dhe mbi tëgjitha për rëndësinë që ka nëanën taktike për Inzagin. Mirëpo ka një dritare të vogël qëmund të ndajë Bastonin ngaInteri dhe është një ofertë emajme që mund të vijë nëdrejtim të italianit.
Shumë skuadra kanë shprehur dëshirën për ta pasur në ekip, por Interi ka qenë i prerë në të shkuarën. Politika e vetë financimit e diktuar nga Kina dhe presidenti Stiven Zhang mund të bëjë që Bastoni të sakrifikohet ashtu siç ka ndodhur në të shkuarën me Lukakun, Hakimin, Onanën dhe të tjerë. Mirëpo diçka është e sigurt. Alesandro Bastoni nuk largohet nga Interi pa 70 milionë euro.