BOMBA E VERËS: Upamecano transferohet në Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Dayot Upamecano transferohet në Serie A.

Qendërmbrojtësi francez, Dayot Upamecano është njëri nga lojtarët më të përfolur te Bayerni javët e fundit.

Bayerni e bleu francezin në vitin 2021 për 42.5 milionë euro, por Upamecano nuk ka arritur ti përmbush pritshmëritë në Allianz Arena.

25-vjeçari madje e ka humbur pozitën e titullarit dhe në verë pritet të largohet nga Bayerni.

Calciomercato, raporton se nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë gjigantët italian, Juventus, Milan dhe Inter.

Biankonerët e kanë piketuar Upamecanon si pasardhësin e Bremer, ndërsa klubet e Milanos janë po ashtu në kërkim të përforcimeve për repartin e mbrojtjes.

Sipas Calciomercato, Juventus është favorit për të siguruar shërbimet e francezit, pasiqë Biankonerët janë të gatshëm ta paguajnë kartonin prej 45-50 milionë eurove, ndërsa klubet e Milanos mund të tentojnë vetëm huazimin e Upamecanos me opsion blerjeje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here