Lajm i bujshëm nga Turqia, Rade Krunic rikthehet në Serie A.
Mesfushori boshnjak, Rade Krunic ishte pjesë e Milanit për tre vite, ku edhe arriti të shpallet kampion i Italisë në sezonin 2021/22.
Pas aventurës me Rosonerët, Krunic në janar u largua nga San Siro për tu transferuar në Turqi, tek Fenerbahce.
Mediat turke, kanë lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Krunic në verë mund të rikthehet në Serie A, pasiqë gjiganti italian synon transferimin e tij.
Sipas mediave turke, trajneri i Lazios, Igor Tudor, ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Krunic në Olimpico.
Krunic është i gatshëm të rikthehet në Itali, pasiqë nuk është ambientuar mirë në Turqi.