BOMBA E VERËS: Kessie rikthehet në Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Franck Kessie rikthehet në Serie A. 

Franck Kessie bëri bujë verën e kaluar, kur u largua nga Barcelona për tu transferuar në Arabinë Saudite tek Al-Ahli.

Mesfushori ivorian ka realizuar 7 gola dhe 3 asistime në 26 ndeshje të luajtura me Al-Ahli, por nuk është i kënaqur me jetën në Arabinë Saudite dhe dëshiron të rikthehet në Europë.

Sipas Calciomercato, Kessie në verë mund të rikthehet në Serie A, pasiqë Juventus synon transferimin e 27-vjeçarit.

Biankonerët janë në kërkim të përforcimeve për repartin e mesfushës dhe e kanë piketuar Kessie-n si goditjen ideale.

Kessie ka kontratë me Al-Ahli deri në vitin 2026 dhe për kartonin e tij Juventus pritet të paguajë 10-15 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here