Operacion 60 milionë euro, bomberi i ri i thotë “po” Milanit

Lajm i bujshëm nga Italia, Milan pranë transferimit të sulmuesit të preferuar.

Milani vazhdon të punojë për qendërsulmuesin e së ardhmes. Oliver Giroud, ka vendosur të largohet nga Milano në verë dhe drejtuesit janë hedhur në sulm për bomberin e ri.

Sipas raportimeve të fundit, Joshua Zirkzee është pranë transferimit te Milani. Sulmuesi holandez që momentalisht mban veshur fanellën e Bolognas, është një objektiv i kuqezinjve prej kohësh, teksa gjithçka pritet të mbyllet në merkaton e ardhshme verore.

Milani nuk është ekipi i vetëm që ka interes për Zirkzee, pasi aty janë edhe Bayern Munich dhe disa ekipe angleze.

Por “Djalli” është në ‘pole-position’ për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit. Skuadra e Milanit e sheh Zirkzeen si zëvendësuesin ideal të Giroud, me këtë të fundit që është pranë transferimit te Los Angeles në SHBA.

Për Zirkzee Milan do të ofrojë 50 milionë euro dhe kartonin e Saelemaekers, operacion ky që kap vlerën e mbi 60 milionë eurove.

Përsa i përket Zirkzees, sulmuesi është në formë fantastike këtë sezon. Në 30 ndeshje të luajtura me fanellën e Bolognas, holandezi ka shënuar 11 gola teksa ka asistuar në 6 të tjerë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here