E bujshme: Ibrahimovic transferon në San Siro yllin e rivalëve me kosto zero

Milan ia rrëmben yllin rivalëve.

Milan po mendon për sezonin e ri, teksa gjatë verës pritet të ndodhin disa ndryshime të rëndësishme.

Rosonerët pritet të kryejnë disa përforcime për të gjitha repartet dhe sipas raportimeve të fundit Ibrahimovic e ka piketuar një super përforcim me parametra zero.

Calciomercato, raporton se Ibrahimovic synon transferimin e sulmuesit të Lazios, Felipe Anderson.

Brazilianit i skadon kontrata në verë dhe është përfolur për kalimin e tij te Juventusi, por Ibrahimovic ka vendosur që të përfshihet në garë për sulmuesin 30-vjeçar.

Sipas Calciomercato, Ibrahimovic e pëlqen profilin e Anderson dhe ka kontaktuar brazilianin për ta bindur që të transferohet në Milano.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here