Wanda Nara ndez merkaton, Mauro Icardi në verë tek gjiganti italian

Emri i Mauro Icardit qarkullon prej muajsh në ambientet e klubeve kryesore italiane.

Sulmuesi argjentinas ka gjetur përsëri formën e tij më të mirë dhe duket se po afron koha që ai të kthehet përsëri në kampionatin ku u bë i famshëm, edhe pse po ia kalon mjaft mirë aktualisht me Galatasaray i cili kryeson kampionatin turk.

Spekulimet e mediave kanë çuar Ikardin sa në një klub, te tjetri. Por me të ardhmen e tij merret Wanda Nara dhe kjo e fundit, në mënyrë të papritur, duke se ka pëlqim për armiqtë e urryer të ish-klubit të bashkëshortit të saj, të paktën për sa i përket veshjes.

Në postimin e fundit në rrjetet sociale, ajo është shfaqur me tutat e Juventusit, që dihet se për thuajse këdo që ka kaluar në radhët e Interit, është një “tabu”.

Një veshje që përtej se e ka kthye në epiqendër të ish-tifozëve të burrit të saj që e kritikojnë, ka hapur edhe më shumë zëra e merkatos për transferimin e tij te Juventusi, që bëri disa tentativa për ta afruar pikërisht në periudhën kur ai u “divorcua” me zikaltrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here