Inter nuk ka të ndalur, zikaltrit sigurojnë goditjen e tretë për merkaton e verës

Inter siguron përforcimin e tretë për sezonin e ardhshëm.

Inter-i është i papermbajtshëm në këtë sezon dhe gati për të fituar titullin e 20-të historinë e klubit.

Rezultate të rendësishme, që rjedhin nga puna e madhe e trajnerit, por edhe ajo e drejtuesve, me Marotta-n që bëri pjesen e tij në ndertimin e nje ekipi që ishte në lartësinë e detyres në çdo rast.

Dhe drejtori ekzekutiv i milanezëve, siç e dimë, tashmë po punon për të përgatitur një skuader po aq konkurruese.

Inter ka siguruar tashmë shërbimet e Piotr Zielinski dhe Mehdi Taremit për sezonin e ardhshëm, ndërsa sipas raportimeve të fundit Marotta ka gati goditjen e tretë për merkaton e verës.

Sipas Calciomercato, Inter ka arritur marrëveshje me Paranaese për transferimin e portierit Bento.

Bento është 24-vjeç dhe i gjatë 1.90, ndërsa për kartonin e tij Inter do të paguaj rreth 15 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here