Shkëmbim spektakolar: Joshua Zirkzee tek gjiganti italian

Shkëmbim spektakolar, Joshua Zirkzee transferohet tek gjiganti italian.

Në moshën 22-vjeçare, Joshua Zirkzee shndërrohet një nga lojtarët më të spikatur të Serisë A.

Ai tashmë është lider në një skuadër që po surprizon këtë kampionat me vendin e katërt.

Bologna është shumë pranë kualifikimit në Champions dhe sigurisht që meritë të madhe ka holandezi, i cili ka arritur numër dyshifror golash dhe po magjeps në fushë.

Si do të jetë, pa asnjë dyshim, një nga pjesët e çmuara të sesionit të ardhshëm të tregut të transferimeve.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Zirkzee mund të transferohet tek gjiganti italian, por nuk bëhet fjalë për Milanin.

Sipas Calciomercato, Juventus dhe Bayern kanë gati shkëmbimin spektakolar mes tyre.

Biankonerët ia kanë ofruar Bayernit kartonin e Chiesas në këmbim të Zirkzee, pasiqë Bavarezët kanë opsion blerjeje prej 40 milionë eurove.

Chiesa është në shënjestrën e Bayernit për një kohë të gjatë dhe Bavarezët janë të gatshëm që ta aktivizojnë opsionin e blerjes së Zirkzee, për ta këmbyer atë me sulmuesin italian.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here