E bujshme: Allegri largohet nga Juventusi, por mbetet në Serie A

Allegri largohet nga Juventusi, por jo nga Serie A.

Massimiliano Allegri është njëri nga trajnerët më të përfolur, javët e fundit, pasiqë pritet të largohet nga Juventusi pas përfundimit të sezonit.

Bardhezinjtë duket se do të zëvendësojnë Allegrin pas një sezoni zhgënjyes që i pa ata të largohen nga gara për titull, dhe tani përballen me një betejë për kualifikim në Champions.

Calciomercato, raporton se me përjashtim të surprizave, Allegri do të largohet nga bardhezinjtë në fund të sezonit.

Por Calciomercato, shkruan se Allegri do të mbetet në Serie A, pasiqë interesim për shërbimet e tij ka shfaqur Napoli.

Napoletanët janë në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm dhe pas dështimit për ta bindur Conten, Allegri është në pole-position që ta merr drejtimin e skuadrës.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here