“Çfarë k*** dëshiron?” – Leao u përplas me gazetarin pas humbjes nga Roma (VIDEO)

Rafael Leao dukej nervoz pas humbjes së Milanit kundër Romës të enjten mbrëma dhe u përball me një gazetar në zonën mikse të stadiumit.

Milani u mposht në shtëpi nga Roma me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës.

Leao bëri një paraqitje zhgënjyese kundër Romës në San Siro mbrëmë dhe u kritikua nga një pjesë e tifozërisë në San Siro kur u largua nga loja.

Ai dukej goxha i mërzitur në bankinë dhe pas vërshëllimës së fundit u tërbua edhe me shumë me një gazetar në zonën mikse.

Një video e postuar në Instagram nga VoceGiallorossa tregon portugezin duke u përballur me një gazetar i cili kishte thënë: “Ja, Leao po largohet nga stadiumi”.

Është e paqartë nëse gazetari kishte thënë diçka më parë, por kur Leao u përball me të, duke e pyetur: “Çfarë k*** dëshiron?” gazetari tha se nuk mund të përgjigjej sepse ishte në ‘live’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here