Lajm bombastik, Kim Min-jae rikthehet në Serie A.
Qendërmbrojtësi korean, Kim Min-jae bëri bujë verën e shkuar duke u transferuar te Bayerni për 50 milionë euro, pasi u shpall në Itali me Napolin.
Por aventura e 27-vjeçarit në Allianz Arena nuk po shkon në mënyrën më të mirë, pasiqë Min-jae e ka humbur vendin e titullarit në ndeshjet e fundit.
Tuchel preferon dyshen De Ligt-Dier dhe Min-jae ka rënë në plan të dytë, prandaj agjenti i tij ka filluar të kërkojë skuadër të re.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Kim Min-jae i ka thënë po gjigantit italian.
Bëhet fjalë për Juventusin, me Giuntolin i cili ka nisur tashmë bisedimet me Bayernin për huazimin e koreanit me detyrim blerjeje.
Juventus ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Bayernin dhe në këtë mënyrë Biankonerët e kanë mposhtur konkurencën e Interit.
Giuntoli e transferoi Kim Min-jae nga Fenerbahce tek Napoli dhe raporti i tyre ka bërë që koreani të zgjedh Juventusin.