E bujshme: Dani Ceballos transferohet tek gjiganti italian për €8m

Lajm i bujshëm nga Italia, Dani Ceballos transferohet në Serie A.

Mesfushori i Real Madridit, Dani Ceballos, do të largohet nga Santiago Bernabeu në verë, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Ancelottit për sezonin e ardhshëm.

Ceballos ka kontratë me Realin deri në vitin 2027, por Madrilenët janë të gatshëm ta lënë të lirë për vetëm 8 milionë euro.

Calciomercato, shkruan se nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Milani dhe Rosonerët synojnë transferimin e spanjollit në merkaton e verës.

Rosonerët janë në kërkim të një mesfushori dhe e kanë identifikuar Ceballos si përforcimin ideal.

Milan ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Realin dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here