Një emër surprizë për stolin e Milanit.
Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë kanë nisur të mendojnë për trajnerin e ardhshëm.
E përditshmja franceze LEquipe, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Christophe Galtier ka përfunduar në shënjestrën e Milanit.
Sipas LEquipe, drejtuesit e Milanit dhe përfaqësuesit e Galtier do të zhvillojnë një takim javën e ardhshme.
Galtier është aktualisht trajner në Katar tek skuadra e Al Dahli, pasi u shpall kampion me PSG në Francë.
Francezi ka përfunduar në orbitën e Milanit, pasiqë e njeh shumë mirë dyshen e Rosonerëve Leao-Maignan.
Galtier u shpall kampion me Lille në sezonin 2020/21 ku në skuadër kishte Leaon dhe Maignan.
Në rast se Galtier merr drejtimin e Milanit, ai do të angazhohet për transferimin e Jonathan David në San Siro, pasiqë ka bashkëpunuar me kanadezin te Lille.