Arrihet marrëveshja, Jonathan David transferohet tek gjiganti italian

Lajm i bujshëm nga Italia, Jonathan David transferohet në Serie A.

Sulmuesi kanadez, Jonathan David është njëri nga lojtarët më të përfolur në mediat sportive, falë paraqitjeve mbreslënëse me Lille.

David ka realizuar 23 gola dhe 7 asistime në 41 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa kontrata me Lille i skadon në vitin 2025.

Sipas raportimeve të fundit Jonathan David ka rënë dakord të bashkohet me Napolin në verë, duke i lejuar ata të bëjnë një hap përpara në garën me Milanin dhe klubet e interesuara të Premier League për sulmuesin e Lille.

Sulmuesi 24-vjeçar kanadez ka pak më shumë se një vit nga kontrata e tij me skuadrën e Ligue 1 dhe pritet të shitet në verë, i etur për një aventurë të re pas katër vitesh në Francë.

Javën e kaluar, përfaqësuesi i tij u takua me drejtorin e ardhshëm sportiv të Napolit, Giovanni Manna.

David ka tërhequr vëmendjen e Napolit, me ish-kampionët e Serisë A që duket se kanë lënë mbrapa konkurrencën e Milani-t, me kuqezinjtë që e ndjekin prej shumë kohësh sulmuesin.

Siç raportohet nga Daniele Longo i Calciomercato.com, David ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me Napolin me vlerë rreth 3 milionë euro neto në sezon pas takimit të tyre të fundit.

Duhet të arrihet ende një marrëveshje me Lille, që kërkon rreth 45 milionë euro, 10 milionë euro më shumë se oferta aktuale e Napoli-t.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here