Inter nuk ka të ndalur, zikaltrit transferojnë dy yje pas fitimit të Scudettos

Inter pa frena në merkato.

Interi është shpallur mbrëmë kampion i Italisë për herë të 20 në historinë e vet, me një ndeshje që do të kujtohet gjatë në fushën e Milanit.

Një titull nuk ishte vendosur asnjëherë më parë në derbin e Milanos dhe sot zikaltrit e bënë realitet.

Suksese të rendësishme, që rjedhin nga puna e madhe e trajnerit, por edhe ajo e drejtuesve, me Marotta-n që bëri pjesen e tij në ndertimin e nje ekipi që ishte në lartësinë e detyres në çdo rast.

Beppe Marotta, siç ka bërë shpesh prej disa vitesh, është vën në lëvizje shumë më herët, duke siguruar dy lojtarë si Zielinski dhe Taremi, natyrisht me kosto zero.

Megjithatë, Inter-i nuk ka ndërmend të ndalet sepse synon të ketë një skuadër shumë të fortë për të qëndruar në majat e futbollit europian.

Sipas Calciomercato, zikaltrit janë vënë në lëvizje për merkaton e verës pas fitimit të Scudettos.

Inter synon transferimin e Kim Min-jae nga Bayerni dhe Anthony Martial nga Manchester United.

Për koreanin Inter do të duhet të shpenzojë 50 milionë euro, ndërsa Marital do të ishte një tjetër përforcim me parametra zero.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here