Arrihet marrëveshja, Greenwood tek gjiganti italian për €30m

Lajm bombastik, Mason Greenwood transferohet në Serie A.

Pas problemeve të shumta në jetën personale dhe që e lanë për një vit e gjysmë jashtë fushave, Mason Greenwood është rikthyer protagonist në LaLiga.

Anësori ia ka dalë të shënojë këtë sezon dhjetë gola si dhe të regjistrojë gjashtë asistime me Getafen duke fituar vëmendjen e disa gjigantëve europian.

Kontrata me Manchester United i skadon në vitin 2025 dhe Djajtë e Kuq kanë vendosur ta nxjerrin në shitje duke i vendosur një çmim prej 30 milionë eurove.

Sipas Calciomercato, nga kjo mundësi kërkon të përfitojë drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giontoli, i cili synon ta transeferojë anglezin tek Zonja e Vjetër.

Grenwood i ka thënë po Biankonerëve dhe tani mbetet që Juventus ta paguaj shumën e kërkuar nga United.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here