Gabriel Jesus në Serie A.
Arsenali është gati të sakrifikojë Gabriel Jesus verën e ardhshme. Sipas raportimeve të medieve britanike, “The Gunners” janë në pritje të ofertave për sulmuesin brazilian.
Ndonëse ka kontratë deri në 2027-ën me klubin londinez, 27-vjeçari nuk është në planet e trajnerit Mikel Arteta, për këtë arsye Arsenal dëshiron ta shesë këtë verë në mënyrë që të përfitojë sa më shumë nga largimi i brazilianit.
Mediat italiane raportojnës e interesim për Jesus kanë shfaqur Juventus dhe Napoli me skuadrat italiane që janë në kërkim të një qendërsulmuesi.
Jesus ka realizuar 8 gola dhe 7 asistime në 33 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa kartoni i tij vlerësohet 70 milionë euro.