E kërkon PSG, Inter i vendos çmimin Thuram-it

Inter i vendos çmimin Marcus Thuram.

Një vit më vonë, ajo që ndodhi me Andre Onana, portier i nënshkruar si transferim i lirë dhe më pas u shit te Manchester United një sezon më vonë për gati 60 milionë euro, mund të ndodhë sërish tek Interi.

Marcus Thuram është njeri nga sulmuesit më të përfolur për momentin, falë paraqitjeve mbreslënëse me Interin.

Francezi iu bashkua zikaltërve në verë me parametra zero dhe në 43 ndeshje të luajtura ka realizuar 14 gola si dhe 13 asistime duke ndihmuar zikaltërit të shpallen kampion.

Falë paraqitjeve të mira çmimi i Thuram në treg ka kapur shifrën e mbi 60 milionë eurove dhe një gjigant europian dëshiron shërbimet e francezit në verë.

PSG synon transferimin e Thuram në merkaton e verës, ndërsa sipas La Repubblica, Inter i ka vendosur një çmim prej 80 milionë eurove.

Neroaxurët janë të hapur ta lënë të lirë vetëm në rast se PSG ofron 80 milionë euro dhe tani mbetet ta shohim nëse Parisienët janë të gatshëm ta paguajnë këtë shumë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here