Bomba e merkatos së verës, Luka Modric tek gjiganti italian

Lajm bombastik nga Italia, Luka Modric transferohet në Serie A.

Mesfushori kroat, Luka Modric ka vendosur që të largohet nga skuadra e Real Madridit, pas 12 viteve me fanellën e Los Blancos.

Sipas raportimeve të fundit, Modric ka njoftuar drejtuesit e Realit se dëshiron të largohet në verë nga Santiago Bernabeu.

Tuttosport, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus synon transferimin e Modric dhe Biankonerët kanë kontaktuar agjentin e kroatit.

Zonja e Vjetër i ka ofruar kroatit kontratë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi dhe kroati sipas të gjitha gjasave do të transferohet në Torino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here