Marotta hap thesin, Inter transferon tre yje për €80m

Tifozët e interit në qiellin e shtatë.

Interi është shpallur kampion i Italisë për herë të 20 në historinë e vet.

Suksese të rendësishme, që rjedhin nga puna e madhe e trajnerit, por edhe ajo e drejtuesve, me Marotta-n që bëri pjesen e tij në ndertimin e nje ekipi që ishte në lartësinë e detyres në çdo rast.

Beppe Marotta, siç ka bërë shpesh prej disa vitesh, është vën në lëvizje shumë më herët, duke siguruar dy lojtarë si Zielinski dhe Taremi, natyrisht me kosto zero.

Megjithatë, Inter-i nuk ka ndërmend të ndalet sepse synon të ketë një skuadër shumë të fortë për të qëndruar në majat e futbollit europian.

Sipas Calciomercato, zikaltrit janë vënë në lëvizje për merkaton e verës pas fitimit të Scudettos.

Calciomercato, shkruan se Inter do të kryej më së paku edhe tre përforcime për sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për portierin brazilian Bento, për të cilin Inter do të shpenzojë 20 milionë euro.

Zikaltërit gjithashtu do të transferojnë Alessandro Bungiornon nga Torino për 30 milionë euro si dhe Albert Gudmundsson nga Genoa për 30 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here