Operacion €43m, Inter transferon sulmuesin e ri

Inter pa frena në merkato.

Interi është shpallur kampion i Italisë për herë të 20 në historinë e vet.

Suksese të rendësishme, që rjedhin nga puna e madhe e trajnerit, por edhe ajo e drejtuesve, me Marotta-n që bëri pjesen e tij në ndertimin e nje ekipi që ishte në lartësinë e detyres në çdo rast.

Beppe Marotta, siç ka bërë shpesh prej disa vitesh, është vën në lëvizje shumë më herët, duke siguruar dy lojtarë si Zielinski dhe Taremi, natyrisht me kosto zero.

Megjithatë, Inter-i nuk ka ndërmend të ndalet sepse synon të ketë një skuadër shumë të fortë për të qëndruar në majat e futbollit europian.

Pas Zielinskit dhe Taremit, në shënjestrën e Marottas ka përfunduar edhe ylli i Serie A.

Calciomercato, raporton se Inter ka nisur sulmin për transferimin e yllit të Genoas, Albert Gudmundsson.

Sulmuesi islandez ka realizuar 16 gola dhe 4 asistime këtë sezon duke tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.

Zikaltrit do ti ofrojnë Genoas 30 milionë euro për kartonin e Gudmundsson, ndërsa islandezit kontratë pesë vjeçare me pagë prej 2.5 milionë euro në sezon, pa përfshirë bonuset, duke kapur kështu vlerën e 43 milionë eurove në total.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here