Lajm bombastik, Khephren Thuram tek gjiganti italian me kosto zero

Lajm bombastik, Khephren Thuram transferohet në Serie A me parametra zero.

Interi dëshiron të bëjë “Thuram-bis”. Jo në këtë dritare transferimi, por në verën e vitit 2025.

Këtë lajm e jep “Corriere dello Sport”, duke zbuluar planin e mirëpërcaktuar për të nënshkruar me Khéphren, vëllain e Marcus.

Në fakt, pas një viti mesfushorit do t’i skadojë kontrata me Nice, duke u shndërruar kështu në një lojtar të lirë.

Një “operacion” i sponsorizuar nga sulmuesi zikaltër dhe i vlerësuar nga babai i tij, Lilian, i vetëdijshëm për pozicionin elitar të klubit milanez.

Mesfushori në fjalë po tundon edhe klubet e tjera evropiane, të cilët synojnë ta marrin falas, njësoj si Interi.

Në fund të fundit, për këdo ai do të ishte një blerje me potencial të jashtëzakonshëm.

Konkretisht do të diversifikonte karakteristikat e mesfushës së zikaltërve me një fizik imponues dhe “këmbë prej kadifeje”.

Për këtë arsye, informon gazeta romake, do të jetë vendimtare për klubet e interesuara të lëvizin shpejt.

Nëse ndonjë klub i pasur do të dilte përpara Interit, në atë pikë nuk do të kishte më lojëra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here