Njoftoi largimin nga Liverpooli, Thiago transferohet në Serie A me kosto zero

Thiago Alcantara në Serie A.

Thiago Alcantara do ta përfundojë aventurën me “Reds”, në fund të sezonit, kur edhe i skadon kontrata.

Mesfushori i talentuar i jep lamtumirën Anfield pas katër sezonesh, gjatë të cilave ai bëri 98 paraqitje dhe shënoi gjashtë gola.

Thiago është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Bayern Munichu dhe me ekipin anglez ka fituar tre trofe, përfshirë titullin e kampionit të Anglisë.

Sipas mediave spanjolle, Thiago karrierën do ta vazhdojë në Serie A pasiqë interesim për të kanë shfaqur Inter dhe Juventus.

Zikaltërit dhe Biankonerët janë në kërkim të përforcimeve për repartin e mesfushës dhe e kanë piketuar Thiagon si përforcim ideal për faktin se mund ta transferojnë me kosto zero.

Inter apo Juve mbetet ta shohim se cilën skuadër do ta zgjedh Thiago.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here