Milan siguron super përforcimin e parë për merkaton e verës.
Sipas asaj që raportohet nga “L’Equipe”, PSG-ja i ka ofruar Manuel Ugarten Milanit që duket interesuar për të nënshkruar me mesfushorin uruguaian edhe në formë huazimi.
Pas 60 milionë eurove të shpenzuara nga parisienët vetëm verën e kaluar, djaloshi dukshëm nuk është i kënaqur me hapësirën e dhënë nga Luis Enrike dhe kërkon më tepër minutazh.
Agjenti i Ugartes, Jorge Mendes ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Milanit dhe uruguaiani do t’i bashkohet Rosonerëve në formë huazimi.