Zbulohen dy përforcimet e para të Fonsecas si trajner i Milanit.
Paulo Fonseca do të jetë trajneri i ardhshëm i Milanit dhe do të jetë, të paktën sipas kontratës që do të nënshkruajë në orët e ardhshme, për dy vjet.
Trajnerit portugez do t’i garantohet paga e njëjtë me Stefano Pioli, pra 4.5 milionë euro në sezon. Me pak fjalë, një zgjedhje në përputhje me të shkuarën në çdo drejtim, duke filluar nga paga, por jo vetëm.
Është një teknik i aftë për të punuar me të rinjtë, me pak kërkesa në treg dhe rezultate të mjaftueshme.
Sipas Calciomercato, trajneri portugez ka piketuar dy përforcimet e para për sezonin e ri.
Fonseca ka kërkuar nga drejtuesit e Milanit transferimin e dyshes së Lille Jonathan David dhe Lucas Chevalier.
David është për një kohë të gjatë në shënjestrën e Milanit dhe për kartonin e tij Rosonerët do të paguajnë 40 milionë euro.
Sa i përket Chevalier, ai do ta zërë vendin e Mike Maignan, i cili pritet të largohet nga San Siro këtë verë.
Transferimi i Chevalier, do ti kushtojë Rosonerëve 20 milionë euro, pra gjithsej 60 milionë euro për dyshen e Lille.