Goditja e parë e Mottas, Juventus transferon sulmuesin 50 milionësh

Merkato e verës po merr jetë.

Edhe Juventusi i Thiago Mottas është në lëvizje, duke u përgatitur për sezonin e ri.

Objektivat, tashmë të njohur, janë ata të Calafiorit, Koopmeiners, me Di Gregorio drejt mbylljes.

Në orët e fundit ka dalë edhe një emër i ri. Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, Juventus synon transferimin e sulmuesit të Real Sociedad, Mikel Oyarzabal.

Thiago Motta e ka piketuar spanjollin si zëvendësuesin ideal të Federico Chiesas, i cili pritet të largohet.

Oyarzabal realizoi 14 gola dhe 3 asistime në 45 ndeshje të luajtura sezonin e shkuar dhe për kartonin e tij Juventus do të duhet të paguaj 50 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here