Bomba e merkatos së verës, Frattesi transferohet tek rivalët e Interit

Frattesi largohet nga Interi, por mbetet në Serie A.

Mesfushori i Interit, Davide Frattesi, pati një sezon mbreslënës me zikaltërit duke realizuar 8 gola dhe 7 asistime në vetëm 1690′ minuta të luajtura.

Calciomercato, shkruan se agjenti i Frattesit ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Interit për të kërkuar garanci se në sezonin e ri, 24-vjeçari do ta ketë të garantuar vendin e titullarit në skuadër.

Në rast se Frattesi nuk merr garanci se do të fitojë më shumë hapsira, agjenti i tij do të kërkojë skuadër të re dhe sipas Calciomercato, rivalët e Interit janë të gatshëm të përfitojnë nga kjo situatë.

Sipas Calciomercato, Juventus dhe Milan janë të gatshme të hidhen në sulm për Frattesin, në rast se ky i fundit vendos të largohet nga Interi këtë verë.

Biankonerët dhe Rosonerët janë në kërkim të një mesfushori dhe Frattesi do të ishte një super përforcim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here