Mario Mitaj transferohet në Serie A.
“Mes surprizave të ndryshme të këtyre ditëve të para të Kampionatit Europian në Gjermani është sigurisht edhe Shqipëria e Sylvinhos.
Pas humbjes së ngushtë kundër Italisë në debutimin e tyre, “Shqiponjat” barazuan 2-2 dje ndaj Kroacisë dhe madje rrezikuan të fitonin në finale.” Kështu e nis shkrimin për perfomancën e kuqezinjve “tuttomercattoweb”, që kritikon për performancën Elseid Hysajn.
“Janë shfaqur shumë lojtarë, që nga Asani e deri te mbrojtësi i ri i krahut Mitaj, të cilin e pëlqen edhe Lazio. Ai që po vuan shumë është Elseid Hysaj, mbrojtës i krahut i bardhekaltërve, që po vazhdon me ritmin e sezonit që kaloi në Romë.
Shumë pasaktësi kishte edhe ndaj Kroacisë, ai ishte pasiv në goditjen e Kramaricit, që i kaloi mes këmbëve. Në autogolin e rezultatit të përkohshëm 2-1, ai u shfaq naiv në mbulimin e Budimirit, duke e lejuar sulmuesin e Osasunas të depërtonte thellë në zonën e rreptësisë.
Hysaj drejt largimit nga Lazio, pëlqehet Mitaj
I kërkuar shumë nga Sarri, pas tri vitesh si bardhekaltër, Hysaj mund të largohet nga Lazio. Ish-lojtari i Napolit ka edhe një vit të mbetur nga kontrata e tij me një pagë të majme prej rreth dy milionë eurosh neto në sezon. Hysaj paraqet një problem nga këndvështrimi i transferimeve, me Lazion që aktualisht nuk po mendon për zgjidhjen e kontratës. Ideja është të fitosh para dhe më pas të investosh në një mbrojtës të majtë të ri (Mitaj është shumë i pëlqyer), por për momentin nuk ka ardhur asnjë ofertë. Pa shitjen e një mbrojtësi të krahut, Lazio do të mbetet me katër mbrojtësit e krahut të disponueshëm sot. Është e vështirë të imagjinohet largimi i njërit prej Pellegrinit apo Marusic, për të vlerësuar pozicionin e Lazzarit.
Ai që largohet është Hysaj, por pa propozime zyrtare dhe me paraqitje zhgënjyese edhe në Europian do të jetë e vështirë të gjendet një destinacion i përshtatshëm për shkodranin.