Bisedimet kanë nisur, Inter transferon sulmuesin e ri

Inter ka gati goditjen e rradhës në merkato.

Interi ka ndjekur Karim Konate për një kohë të gjatë dhe ka kontaktuar Salzburg-un për të eksploruar një lëvizje të mundshme në javët e ardhshme.

Zikaltrit janë ende në kërkim të një sulmuesi të ri për të përforcuar sulmin e Simone Inzaghit, duke kërkuar alternativa pasi Fiorentina ra dakord për një marrëveshje për të nënshkruar Albert Gudmundsson nga Genoa.

Ndërkohë, Interi është ende në kërkim të blerësve për Marko Arnautovic dhe Joaquin Correa, dy lojtarë që nuk kanë të ardhme në projektin e Inzaghit. Medhi Taremi tashmë ka ardhur këtë verë për të shtuar pak më shumë fuqi në sulm.

La Gazzetta dello Sport ka zbuluar se Interi ka kontaktuar Salzburg-un për të kërkuar një lëvizje për Konate, duke mësuar çmimin e tij prej 25 milionë euro.

20-vjeçari i talentuar është kontraktuar me palën austriake deri në qershor 2028.

Milanezët gjithashtu duan të kuptojnë gjendjen fizike të sulmuesit afrikan; ai u detyrua të tërhiqej nga ndeshja paraeliminatore e Champions League kundër Twente të martën për shkak të një dëmtimi në gju.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here