Juventus siguron goditjen e rradhës në merkato.
Juventus e ka nisur furishëm merkaton e verës duke siguruar tashmë tre përforcime për sezonin e ri.
Biankonerët kanë siguruar afrimin e Douglas Luiz, Michele Di Gregorios dhe Khephren Thuram.
Por Zonja e Vjetër nuk do të ndalet me kaq, pasiqë sipas raportimeve të fundit kanë siguruar super përforcimin e rradhës.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Juventus ka siguruar transferimin e Galenos nga Porto.
Sipas Calciomercato, Biankonerët do të paguajnë rreth 30 milionë euro për kartonin e Galenos, ndërsa zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.