Shkëmbim spektakolar, Sandro Tonali rikthehet në Serie A.
Mesfushori italian, Sandro Tonali bëri bujë të madhe në verën e vitit 2023 kur u largua nga Milani për tu transferuar te Newcastle.
Tonali nuk e nisi aspak mirë aventurën te Newcastle pas skandalit me bastet dhe sipas raportimeve të fundit mund të rikthehet në Itali.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Tonali mund të transferohet tek Interi falë një shkëmbimi spektakolar.
Bëhet fjalë për një shkëmbim mes Tonalit dhe Davide Frattesit, pasiqë i menaxhon i njejti agjent.
Klubet janë të hapura për këtë operacion dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.