Fillon epoka Conceiçao, Milan transferon tre yje në merkaton e janarit

Milani i madh po kthehet, Conceiçao transferon tre yje në merkaton e janarit.

Milani nuk humb kohë: efekti Conceicao do të jetë i menjëhershëm në merkato dhe synon tre super goditje.

Me Sergio Conceicao gjërat ndryshojnë, si për sa i përket qendrës në projektin e disa lojtarëve si Theo dhe Leao, të cilët do të jenë protagonistët kryesorë të ekipit të Conceicao-s, ashtu edhe për merkaton e Milanit.

Sipas portalit të njohur spanjoll për transferime Fichajes.net, Conceiçao ia ka kërkuar drejtuesve të Milanit transferimin e Federico Chiesas, Joshua Zirkzee dhe Otavios.

Sa i përket Chiesas dhe Zirkzee, Milan synon huazimin e tyre me opsion blerjeje, ndërsa për Otavion, Rosonerët do të duhet të shpenzojnë më së paku 20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here