Juventus nuk ka të ndalur, Biankonerët sigurojnë super goditjen e fundit në merkato

Juventus pa frena në merkato.

Juventus kërkon të shfrytëzojë në maksimum kohën e shkurtër që ka mbetur nga afati i përfundimit të merkatos dimërore. Bardhezinjtë janë në kërkim të një mbrojtësi.

Objektiv i tyre parësor për mbrojtjen ishte Kevin Danso i Lens, por atëherë kur pritej zyrtarizimi i marrëveshjes me klubin francez, ndodhi që negociatat u ndërprenë në minutën e fundit.

E gjendur në këto kushte, drejtuesit e “Zonjës” kanë nisur bisedimet intensive me Newcastle për Lloyd Kelly. Sky sport Italia raporton se marrëveshja mes dy klubeve është shumë afër finalizimit.

26-vjeçari anglez luan në dy pozicione në mbrojtje, në qendër dhe në krah të majtë. Juventus kërkon huazimin e tij deri në fund të sezonit, me detyrim blerje për 15-18 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here