Barcelona transferon yllin e Interit.
Inter-Barcelona, ishte kryefjala e Champions League këtë sezon duke dhuruar spektakël me plot 13 gola të shënuar në të dyja ndeshjet.
Në fund triumfuan zikaltërit të cilët do të përballen në finalen e Mynihut kundër PSG.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Barcelona do ti hakmerret Interit për eleminimin duke ia rrëmbyer në verë yllin e skuadrës.
Sipas Calciomercato, Barcelona synon transferimin e Denzel Dumfries në merkaton e verës.
Holandezi shkëlqeu ndaj Barcelonës duke dhuruar dy gola dhe tre asistime, ndërsa këtë sezon ka realizuar gjithsej 10 gola dhe 6 asistime.
Pozicioni i Inter-it është gjithmonë i njëjti: të gjithë yjet e ekipit do të shiten vetëm para ofertave të mëdha. Kështu do të jetë edhe për Dumfries.
Në rast se Barcelona ofron më tepër se 50 milionë euro, zikaltërit janë të hapur ta lënë të lirë holandezin.