Dhuratë pas kualifikimit në finale, Inter transferon të preferuarin e Inzaghit

Oaktree ka gati dhuratën e parë për Simone Inzaghin pas kualifikimit në finale.

Inter ka arritur të kualifikohet në finalen e Champions League, finalja e dytë për Simone Inzaghin brenda tre viteve.

Falë punës së shkëlqyeshme që po bën Inzaghi, Oaktree ka vendosur ta shpërblejë 49-vjeçarin, duke e transferuar të preferuarin e tij.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Inter synon transferimin e mesfushorit të Lazios, Matteo Gunezdouzi.

Guendouzi ka luajtur 45 ndeshje këtë sezon ku ka realizuar 1 gol dhe 5 asistime, ndërsa kontrata me Lazion i skadon në vitin 2028.

Për kartonin e francezit, zikaltërit janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here