Lajm bombastik: Ter Stegen transferohet te gjiganti italian me kosto zero

Marc-Andre Ter Stegen drejt transferimit në Serie A. 

Portieri gjerman, Ter Stegen është njëri nga lojtarët më të përfolur muajt e fundit në mediat sportive, pasiqë Barcelona ka vendosur ta nxjerr në shitje.

Blaugranët siguran shërbimet e Joan Garcias gjatë verës dhe ia kanë hapur derën e largimit portierit gjerman.

Ter Stegen është rikthyer nga lëndimi dhe dëshiron të luajë në nivele të larta, për ta mbajtur pozitën e titullarit te Gjermania.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani.

Largimi i mundshëm i Mike Maignan, i cili ende nuk ka rinovuar kontratën, ka ndezur alarmin te drejtuesit Rosoner.

Ata kërkojnë një portier të nivelit të lartë, me eksperiencë ndërkombëtare dhe karakter konkurrues.

Ter Stegen plotëson të gjitha këto kritere dhe ofron garanci të menjëhershme. Për më tepër, profili i tij përshtatet me idenë e Milanit për të mbetur pjesë e elitës europiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here